Të fundit

Vuçiq: Ekziston ideja për ta mbyllur Konçulin, dhe për t’i izoluar shqiptarët e Luginës me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kishte një plan për të mbyllur kalimet kufitare midis Kosovës dhe pjesëve të Serbisë qendrore ku etnikisht jetojnë shqiptarë.

“Të mbyllet Konçuli, të lejohen vetëm serbët në Ropotovë dhe të mos ketë kontakt mes shqiptarëve nga Kosova dhe atyre nga Bujanoci dhe Presheva. Ne mund ta kishim bërë atë, ajo ide ekziston, unë jam kundër asaj ideje”, deklaroi Vuçiq në TV Pink.

Ai tha se Serbia nuk do t’i rrezikojë trupat në asnjë mënyrë, se në rast të një konflikti në Kosovë ddo të presë reagimin e NATO -s 24 orë në ditë, dhe atë vetëm nëse përkeqësimi vazhdon do të reagojë dhe parandalojë atë që ndodhi në vitet 1990 ose 2004. “

Ai deklaroi se një gjë të tillë ia përcolli Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, se ushtria serbe ngriti gatishmërinë, jo ushtrinë, dhe se nuk ka hyrë në territorin e Kosovës sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe të gjitha vendimet e mëvonshme, nuk ka të drejtë ta bëjë këtë.

“Jam i sigurt se njerëzit në NATO më kanë kuptuar mirë dhe se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur popullsinë serbe në Kosovë. Ne jemi një komb i vogël dhe nuk kemi kaq shumë vatra për të prishur apo shpërndarë”, ka thënë Vuçiq.