Vuçiq: Çdo ditë dëgjojë mesazhet të njohim Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për televizionin serb RTS se në takimin në Davos ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet Serbia, dhe pohon se “çdo ditë dëgjojmë mesazhe të njohim Kosovën e pavarur dhe të vendosim sanksione”. Mirëpo ai thekson se “tani për tani” nuk ka mundësi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Duke komentuar nëse diplomacia mund të ndihmojë të ardhmen e rajonit, nëse kemi parasysh se si po përfundon çdo takim i tillë, dhe se ekzistojnë qëndrimet kontradiktore të Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq thotë se “është mirë që të shihen dallimet tona”.