Magazina

Edi Rama: Serbët Do Të Jenë Këtu, Ta Harrojmë Të Kaluarën E Tonë Dhe…

Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshi i lumtur, shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjesht një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu.

Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, atë që po ndodh në Ukrainë Rama e quajti si mësim të jashtëzakonshëm. Kreu i Qeverisë vuri theksin te rruga e paqes.

“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, u shpreh ai. /abcnews.al