Lajme

Vuçiq: Beogradi nuk i urdhëroi barrikadat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se u kërkon shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën.

“U bëj thirrje serbëve në veri [të Kosovës] që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha ai pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Ai tha se “janë marrë masat e duhura për mbrojtjen e atdheut tonë” dhe ka dhënë disa urdhra, por nuk specifikoi më shumë në lidhje me to.

Në veri të Kosovës, disa serbë lokalë ngritën barrikada dhe bllokuan rrugë qysh të shtunën pasdite.

Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.

Vuçiq porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin”.

Ai tha se ka marrë garanci nga KFOR-i dhe Evropa se “nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve”.

“Do të vazhdojmë të bisedojmë me ta”, tha Vuçiq.