Lajme

Djuric ka arritur në Kosovë, dërgon porosi nga Zubin Potoku

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi ka arritur në veriun e Kosovës dhe u është drejtuar qytetarëve para komunës së Zubin Potokut.


Portali Kossev.info bëntë ditur se Djuric ua ka uruar serbëve festën e Vidovdanit, e cila, sipas tij, për serbët “është gjithçka” dhe e cila do t’i çojë ata “drejt të ardhmes më të mirë”.

Ai ka akuzuar Prishtinën se “nuk po na lejojnë të punojmë, nuk po na lejojnë të jetojmë”.

Ai ka premtuar se do të ndërtohet edhe faza e dytë e ujësjellësit, për të cilin në të vërtetë kishte premtuar se do të kryhej i tëri për Vidovdan.

djuric pastaj ka hyrë në ndërtesën e komunës, ku me zyrtarët e Listës serbe, përkatësisht kryetarët e komunave veriore po mban mbledhje të mbyllur, ndërsa më pas, sipas portalit Kossev, do të shkojë në Mitrovicën e veriut, ku do të hapet Universiteti.

Të përkujtojmë se Djuric ka kërkuar të vizitojë disa lokacione në Kosovë por i është aprovuar vetëm një, ajo e takimit në Qendrën e Studentëve në Veri të Mitrovicës.

Mediet e Kosovës kanë përkujtuar se për zyrtarin serb, mund të përsëritet edhe një herë historia, sepse nëse tenton të shkelë në këtë pjesë pa leje, do të arrestohet.