Lajme

Mbyllen shkollat në veri të Kosovës

Në komunat e Mitrovicës së veriut janë mbyllur shkollat. Kjo për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së barrikadave.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën drejtori i shkollës “Aziz Sylejmani”, Flamur Gacaferi.

Ai ka thënë se për nivelin e lartë nuk është duke u mbajtur procesi mësimor, kurse për nivelin ulët janë ende në pritje të një vendimi të shkollës.

Gacaferri ka thënë se prindërit po hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të sigurisë

Koha mëson se mësim nuk është duke u mbajtur as në shkollat tjera