Lajme

Vuçiqi akuzon Kurtin për rrahjen e birit të Rashiqit, mohon përfshirjen e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka insistuar se Lista Serbe nuk është e përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit Nenad Rashiq.

Në rrahjen që ndodhi pak ditë më parë në Llapnasellë, i biri i Rashiqit mori lëndime të rënda trupore.

Vuçiq ka thënë se Lista Serbe nuk është e përfshirë në këtë, por ka akuzuar politikanët shqiptar, nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e tutje.

“Si arritën ata të përfshinin Listën Serbe dhe shtetin serb në këtë”, ka deklaruar Vuçiq, raporton “Danas”, ndërsa shtoi se në këtë rrahje morën pjesë “krerët shqiptarë nga Albin Kurti e tutje”.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe reagimeve që pati nga politikanë të huaj.

“Të gjithë ata politikanë të huajë që mendojnë se Serbia është vend që mund të poshtërohet gabojnë rëndë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka folur në konferencë me patriarkun Porfirie.

“Unë e kam njoftuar patriarkun me situatën faktike në Kosovë e Metohi, dhe me faktet politike dhe negociatat politike që janë përpara nesh, ose ato që i kemi përfunduar, me vizitën e Miroslav Lajçakut, që na pret, në lidhje me pozitën e Serbisë, madje edhe që Kosova nuk ka arritur të kalojë dhe të merr një vend të ashtuquajturën Konferencë Kushtetuese e vendeve Evropiane”, ka thënë Vuçiq.