Të fundit

Bujanoc: APN dhe UDSH bashkë kundër pushtetit

Krerët e APN-së dhe UDSH-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti dhe Basri Veseli, kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje për veprim të përbashkët opozitar.

Lajmin e bëri publik, Arbër Pajaziti, përmes profilit të tij në Facebook, duke theksuar se me 4 këshilltarë në Kuvendin Komunal do të jenë përballë vendimeve të gabuara dhe të dëmshme të koalicionit aktual PD, PVD, LPD.

Poashtu, është theksuar se ata do të bëjnë edhe opozitë jashta Kuvendit në suazat demokratike.

Në postim thuhet se marrëveshja e ndërmjetësuar në Tiranë ëhstë shkelur dhe se ajo po përdoret vetëm si alibi për të ngopur apetitet individuale dhe klanore të disa përfaqësuesve të partive në pushtet.

Postimi i plotë i Pajazitit:

Me kryetarin e Degës së UDSH-së në Bujanoc, Basri Veselin, zyrtarizuam sot një marrëveshje për veprim të përbashkët opozitar.

Me 4 këshilltarë në Kuvendin Komunal do t’i qëndrojmë përballë të gjitha vendimeve të gabuara dhe të dëmshme të koalicionit aktual: PD, PVD, LPD.

Poashtu organizimi ynë opozitar nënkupton edhe aktivitetet jashta Kuvendit Komunal duke u bazuar në veprimet demokratike të lejuara dhe të garantuara me konventat ndërkombëtare.

Jemi të vetëdijshëm se Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Tirana zyrtare e cila u shkel nga partitë e sipërpërmendura ka mbetur vetëm alibi për realizimin e interesave individuale dhe grupore të disave që janë “pajisur” me poste publike dhe që kanë rehatuar militantët partiak nëpër institucione e ndërmarrje me parat e taksapaguesve.

Kështu që nuk do të jetë e largët dita kur pakënaqësitë do të shpërthejnë brenda vet subjekteve pushtetare si pasojë e favorizimit dhe mbisundimit të klaneve ekzistuese përbrenda tyre.

Andaj, popullata shqiptare e komunës së Bujanocit do ta kuptojë se vetëm vizioni ynë ka qenë i drejtë kurse “kauzat” e ndërtuara nga partitë e stërvjetëruara kanë qenë vetëm në shërbim të ngopjes me apetite dhe privilegje nga pushteti në kurriz të slloganit “në emër të shqiptarëve”.