LajmeTë fundit

Kryetari i PDSH-se Ragmi Mustafa sot pati takim me delegacionin e KKSH-se ne Mal te Zi(Foto)

Takim me delegacionin e Këshillit Kombtar të Shqiptarve në Mal tê Zi. Këmbim përvojash të mira e të hidhura të shqiptarve në Mal të Zi e Serbi. Edhe shqiptarët e Malit të Zi fatkeqsisht ballafaqohen me të njejtat probleme si edhe NE shqiptarët në Luginë të Preshevës. Prandaj, PDSH do të insistoj në organizimin e një tryeze në nivel të shqiptarëve të trojeve në shtetin amë Shqipëri për t’i dhënë zgjidhje shqiptarëve njëher e përgjithmonë kudo që janë autokton. Nga ana tjetër shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pritjen reale të bashkimit me Kosovë. Me këtë rast bien për tokë përjetsisht problemet shekullore në fushën e arsimit, gjuhësis, shkrimit, simbolit kombëtar, zhvillimit përmbajtsor ekonomik e çka jo tjetër. 

RM

Fotografite e realizuara gjate takimit.