Vucic flet për zgjedhjet e LDK’së: Përmend Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka diskutuar zgjedhjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë nuk Serbia do të vazhdojë të ndjek gjithçka që po ndodh, ku ka thënë se është e rëndësishme të shohim se kush do të jetë kryetar i ri, Lutfi Haziri apo Isa Mustafa.
Vucic, ka folur sot për zgjedhjet e brendshme në LDK, të cilat kulmuan me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK’së edhe për një mandat.
Ai ka thënë se është në dijeni të asaj se çfarë po ndodh në skenën politike në Prishtinë por që nuk dëshiron të ndërhyjë.
Sot është e rëndësishme të shohim se kush do të jetë kryetar i ri, Lutfi Haziri apo Isa Mustafa, por megjithatë nuk do të thoja se pse e gjithë kjo ka rëndësi. Serbia do të vazhdojë të ndjek gjithçka që po ndodh, dhe do të shohim se cfarë do të sjellin ditët në vazhdim”, ishte shprehur Vucic.
Vucic ka shtuar se nuk dëshiron që të interferojë në çështje të brendshme mes shqiptarëve.
Ndërkohë në mediat serbe po raportohet se dikush nga LDK’ja do të zëvendësojë Ramush Haradinajn në postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të reja që pritet të caktohen shumë shpejtë.
Isa Mustafa është zgjedhur sot në krye të LDK’së me aklamacion, pasi që Fatmir Sejdiu nuk kishte arritur të marrë votat e mjaftueshme për aprovimin e kandidaturës së tij për kryetar./expres