Shqipëri

Ilir Meta i fut edhe një kunjë të panashmit Palmer: Pse bëni sikur doni zgjidhje e krizës?

Ilir Metës nuk i del e keqja me ndërkombëtarët. Edhe nga lartësia e maleve ku ka filluar pushimet ai ka publikuar nje video të mengjesit të sotem, ku ngre një pyetje për ata që i quan si të te paanshem, por që ia kalojne ne anshmeri edhe kryeministrit.

“Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”- pyet Meta.

Në fakt, një ditë më parë, zëvendësndihmës sekretari i shtetit Palmer propozoi si zgjidhje të krizës për zgjedhjet lokale ngritjen e Gjykatë Kushtetuese dhe shqyrtimin e tyre prej saj. Ndërsa Meta në konferencën e tij për shtyp, deklaroi se vendimet e Kushtetueses edhe po të ngrihen nuk kanë efekt prapaveprues. ndaj ai propozoi si zgjidhje zgjedhje te trefishta në 13 tetor. Prandaj menjëherë pas intervistrës së Palmer ai ngre pyetjen: ” pse nuk doni zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston”?

Postimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!