Lajme

Vuçiqi: Jemi duke hetuar për Radoiçiqin, do të ngrihet aktakuza ndaj tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur në lidhje me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Vuçiq është pyetur për pasurinë e Radoiçiqit dhe se nga i ka marrë armët.Vuçiq ka thënë se Prokuroria po e ndjek Radoiçiqin për krimet që i ka pranuar.“Hetimi do të vazhdojë, aktakuza do të ngrihet dhe ai do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Hetimi është duke u zhvilluar, unë nuk jam as gjykatës e as prokuror”, tha Vuçiq, raporton “B92”.Ai ka thënë se Radoiçiq ka investuar paratë në shtëpinë e tij në Kosovë.Shtëpia luksoze e Radoiçiqit mbi Ujman ishte bastisur nga Policia e Kosovës, ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte publikuar video të shtëpisë.“Nuk do t’ju pëlqejë prëgjigja ime, por Dragan Xhilas dhe Miroslav Aleksiq kanë shumë më tepër para, e Radoiçiq i investoi paratë në shtëpinë e tij në Kosovë e M.”, ka thënë Vuçiq.

Radoiçiq kishte pranuar se qëndron prapa grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Radoiçiq ishte ndaluar nga Policia në Serbi, por ai u lirua për më pak se 24 orë. Atij iu ndalua shkuarja në Kosovë.