LajmeTë fundit

Vrasje e trefishtë në Prishtinë: Burri vret gruan, nusen e djalit e më pas edhe veten

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, babai ka vrarë djalin, nusen e djalit dhe më pas edhe veten


Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Metron.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me ngjarjen.