LajmeTë fundit

Krimi brenda familjes, kryefamiljari që vrau gruan, renë dhe veten kishte probleme mendore

Kryefamiljari me inicialet H.K., e ka vrarë gruan, renë dhe më pas edhe veten.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13 e 20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Policia e Kosovës, mjekët kujdestar dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastin.

Hyrja e ndërtesës ku ndodhi vrasja është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe brenda banesës së mbushur me të vdekur ndodhet edhe dhe forenzika.

Banorët e ndërtesës kanë thënë se kryefamiljari kishte probleme mendore dhe se në të kaluarën kishte shkaktuar probleme brenda familjes