Lajme

Trajkovic: Vucici po e pengon hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit

Kryetarja e Lëvizjes evropiane për Kosovën Rada Trajkovic ka deklaruar sot se pengimet në hetimin e vrasjes së kryetarit të Iniciativës PSD Oliver Ivanovicit “vijnë drejtpërdrejt nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic”, transmeton Gazeta Metro, raporton Ministria Lajmeve.

“Si ta kuptojmë ndryshe. Në qoftë se ju keni një kryetar shteti i cili del me material hetues dhe ia zbulon publikut gjatë hetimit, kjo është porosi për ata të cilët kanë dëshmuar dhe të cilët kanë në plan të dëshmojnë se ai menjëherë ka njohuri. Cak i tij kam qenë unë, shkas në të vërtetë, ndërsa esenca qëndron në atë që në mënyrë indirekte ta pengojë hetmin”, ka thënë Trajkovic për N1-në.

Kryetari i Serbisë para do kohe në një konferencë për medie ka folur për dëshminë të cilën Rada Trajkovic e ka dhënë para organeve përgjegjëse të Kosovës, ndërsa drejtori për të ashtuquajturën Zyrë (serbe) për Kosovën Marko Djuric në Tëitter ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është autentik dhe në të cilin tregohet se çfarë ka thënë ajo në deklaratë.

Trajkovic ka thënë se shumë serbë, të cilët kanë pasur komunikim me Oliver Ivanovicin, që prokurorit sepcial t’i japin deklaratë e mes tjerësh edhe ajo.

“Në tavolinë e prokurorit special kanë qenë të gjitha deklaratat e mija, nga mediet kryesisht. Ka pasur edhe korrespodencë personale. Por ka qenë edhe paraqitja ime në ditën e vrasjes në TV Happy në Beograd ku kam folur njësoj – se prapa krimit qëndron, në kuptimin organizativ e të ligjistikës, mafia nga veriu i Kosovës”, ka thënë Trajkovic.

Sipas fjalëve të saj, me atë rast ka deklaruar edhe se beson se “është përzier edhe një pjesë e sigurimit të Serbisë”.

“Nuk e di a e ka përdorur sigurinë mafia apo mafian e ka përdorur sigurimi i Serbisë, por është e qartë se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët”, mendon Trajkovic.

Ajo ka thënë se dokumenti i publikuar është problematik për dy shkaqe.

“Së pari, sepse gjatë hetimit hapet dokumenti dhe kjo në aspektin juridik është problematike dhe e ndaluar. E dyta, faqja e parë e raportit ku do të duhej të jetë kërkesa origjinale për vazhdimin e paraburgimit të dy të dyshuarve duket e falsifikuar”, ka thënë ajo.

Trajkovic ka thënë se nga ministri i punëve të brendshme i Serbisë Nebojsa Stefanovic do të kërkojë që, kur ta lëshojë territorin e Kosovës, të marrë përcjellje e mbrojtje për shkak të rrezikimit të sigurisë “për shkak të kërcënimeve të cilat vijnë nga kryetari i shtetit” (të Serbisë).