KryesoreSporti

Vrapimi nëpër Luginë 22 mars 2020

Më 22 Mars 2020 do të mbahet vrapimi i parë i këtij lloji, i cili ka për qëllim të grumbullojë vrapues nga të gjitha vendet, që të njohin nga afër Luginën, përcjell Ministrialajmeve.com

Kliko këtu dhe bëhu pjesë e maratonës >>> APLIKIMI

Lugina e Preshevës është një regjion, që përbëhet nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me një sipërfaqe prej 725 km² dhe 67.900 banorë. Lugina e Preshevës shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, Lugina paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve te Evropës në Detin Egje.

Strukturën e relievit të Luginës e përbën relievi kodrinoro-malor në të dy anët e lumit Morava, dhe në mes fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës.

Temperatura mesatare vjetore është 11.5 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë të janarit është 0.5 gradë celsius, ndërsa ajo më e nxehta e korrikut 26.5 gradë celsius.