Kryesore

Prokuroria Speciale e fton Presidentin Thaçi në Hagë për intervisitim – udhëton atje të hënën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi drejtuar qytetarëve të vet ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë me ftesë të Prokurorisë Speciale.

Thaçi gjithashtu tha se Kosova edhe pse viktimë, ka bashkëpunuar me organet e drejtëisë. E si rezultat i kësaj, shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvoës, janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Kosovë dhe jashtë saj.

Tutje, presidenti ftoi qytetarët që t’i përballojnë këto sfida së bashku derisa shumë luftëtarë të UÇK’së do të përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Ai edhe njëherë kujtoi se besimi në institucione është e domosdoshme që Kosova të bëhet pjesë e NATO’s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.