Votimi deri në orën 15:00, ky është dallimi mes zgjedhjeve të vitit 2017 dhe 2019
Në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar statistika rreth numrit të atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje të parakohshme.
Nga 99.88 për qind e qendrave të votimit në gjithë Republikën e Kosovës kanë votuar 566 mijë e 190 persona, shifër kjo e cila mund të ndryshojë në momentin kur do të përditësohen shifrat edhe me të dhënat nga 4 qendra të votimit të tjera. Përkthyer në përqindje deri në orën 15:00 kanë votuar 29. 25 për qind e gjithë atyre që kanë drejtë vote.
Ndërsa në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 deri në orën 15:00 sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dalë 506 mijë e 125 votues apo përkthyer në përqindje 27.73 %.
Pra krahasuar me vitin 2017, në këto zgjedhje deri në orën 15: 00 kanë dalë për të votuar më shumë 60 mijë qytetarë, apo me përqindje rreth 2 % më shumë.