Vojvodina kërkon autonomi brenda Serbisë dhe njohje të pavarësisë së Kosovës
Nëntë parti dhe organizata, nënshkruese të Memorandumit për të ardhmen e Vojvodinës, me këtë dokument janë zotuar për autonomi të plotë të Vojvodinës brenda Serbisë, anëtarësim të Serbisë në NATO dhe BE, nënshkrim të marrëveshjes të plotfuqishme me Kosovën e janë deklaruar kundër nacionalizmit serb të cilin e karakterizojnë si kërcënimin kryesor për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Metro.
Memorandumin të hënën e nënshkruan në Beograd përfaqësuesit e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Partisë Vojvodinase, Lidhjes Demokratike së Kroatëve në Vojvodinë, Partisë Rumune , Partisë Malazeze, Së Bashku për Vojvodinën Lëvizja Liberal Demokrate në Vojvodinë dhe Forumi V-21.
“Prioriteti i veprimtarisë sonë është organizimi i Republikës së Serbisë si shtet sekular i decentralizuar dhe përpjekja jonë është për realizimin e të drejtës së autonomisë dhe statusin e Vojvodinës me të drejtë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore për krahinën autonome të Vojvodinës, me kthimin e pronave dhe të drejtën në fondet burimet” shkruhet në këtë memorandum.
Aty cekëte se juridiksioni i Vojvodinës duhet të garantohet me Kushtetutën e Serbisë, si dhe të gjitha kërkesat që i kanë paraqitur janë në përputhshmëri me veçoritë lokale.
Këto palë vazhdojnë tutje vlerësojnë se anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE dhe NATO do të garantonte përparimin politik, shoqëror, ekonomik dhe qytetërues të Serbisë e kjo është edhe mbrojtja e fundit ndaj ndikimit skajshëm destruktiv në Ballkan, që inkurajon struktura e korruptuara, autokratë dhe ekstremiste në shoqëri.
Në memorandum theksohen edhe se marrëdhëniet me shtetet fqinjët të kthehen në prioritet të Serbisë.
“Serbia duhet të ndërpresë të përzihet në çështjet e shteteve në rajon, nën pretekstin e rrejshëm të mbrojtjes së popullit serb. Serbia nacionaliste gjithmonë do të paraqesë faktor qendror të jo stabilitetit në rajon. Me përvojën historike, luftërat jo shumë kohë më parë, shtetet në rajon e konsiderojnë kërcënuese, që është edhe pengesa e pajtimit dhe paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor” thuhet në memorandum.
Vlerësohet se politika e tillë e Serbisë nuk kontribuon përparimit, vetëm sa komplikon dhe vështirëson pozitën e komunitetit serb në vendet e rajonit. Shtohet se Serbia duhet të jetë e gatshme të pranoj realitetin në Kosovë, të vazhdoj dialogun në Bruksel, në kornizat e të cilit, të arrij marrëveshje me shoqërinë kosovare, e të gjej zgjidhje për të ardhmen e përbashkët e cila, me s të tjerave, nënkupton edhe marrëveshje të plotfuqishme të nënshkruar nga të dyja palët.