Lajme

Vojsllav Sheshel: jemi me Venezuelën, kundër Amerikës, ata që na bombarduan

Radikalisti serb Vojslav Sheshel ka dalur në përkrahje të komunistit Maduro, “ne  që jemi bombarduar është detyrë të solidarizohemi me çdo popull në botë që gjendet në momente të tilla të vështira”.

Duke deklaruar se Venezuela dhe presidenti i saj, Nicolas Maduro nuk janë nënshtruar “presioneve të forta të jashtme të njëjtat forca që në vitin 1999 barbarisht bombarduan Serbinë”, Sheshel dhe shtoi se ne kemi detyrim:

“Ne që jemi bombarduar është detyrë të solidarizohemi me çdo popull në botë që gjen veten në këto kohë të vështira, për të qenë në anën e më të dobëtit, në anën e atij që mbron popullin e tij. “

Ai shtoi se Serbia nuk ka fuqi për të ndihmuar, por minumi i saj është që së paku me fjalë të përkrahim Maduron, kundër Amerikës.