Lajme

Donika Gërvalla me shkarkime MASIVE- Sapo shkarkoi 13-15 ambasadorë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shkarkuar sot hiç më pak se 13 ambasadorë.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burimet e saj.

”Ministrja Gërvalla ka marrë vendim për shkakrkimin e një numri të madh ambasadorësh. Sot ajo ka shkarkuar 13 – 15 ambasadorë”, tha ky burim

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se momentalisht nuk është në dijeni.

“Nuk jam në dijeni. Kontaktoni me ministrinë e jashtme”, tha shkurt Kryeziu për GazetaBlic.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk janë prononcuar rreth këtyre vendimeve.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo risi lidhur me këtë çështje.

Ndryshe, edhe në Qeverinë Kurti 1, ishin shkarkuar një numër i madh diplomatës