Lajme

Vjosa Osmani: Zgjedhja e Thaçit president ka qenë gabim i madh

Kandidatja për deputete nga radhët e LIdhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është e futar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Osmani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i Republikës së Kosovës. LDK luajti një rol kyç në zgjedhjen e tij si president i vendit duke i siguruar votat në kohën sa ishin në koalicion me PDK’në.

“Zgjedhja e Thaçit ka qenë gabim i madh dhe koalicioni PDK-LDK nuk ka qenë në pajtim me vullnetin e partisë tonë”, ka thënë Osmani.

“Mirëpo mund të themi një gjë për të cilën pajtohen shumica e opinionit. Qeveria e viteve 2014-2017 ka qenë më e mira në histori të Kosovës. Thaçi nuk e ka vendin aty. Duhet kujtuar se Qeverisë Mustafa i ishte inicuar mocioni i mosbesimit nga PDK’ja, dhe ata po ashtu kanë bashkëpunuar në kontrabandimin e gazit lotsjellës brenda Kuvendit”

Tutje Osmani ka shtuar se një koalicion tjetër mes PDK’së dhe LDK’së nuk do të ndodhë.