Vjosa Osmani në Berlin, takohet me emisarin e Trumpit për dialogun
Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, është takuar sot në Gjermani me ambasadorin e SHBA’së dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Lajmin për një takim të tillë e ka dhënë vetë Osmani përmes në njoftimi në profilin e saj zyrtar në Twtitter.
“Faleminderit shumë ambasador Richard Grenell për një takim shumë të mirë në Ambasadën e SHBA’së në Berlin sot. Duke shikuar përpara drejt fuqizimit të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm”, ka shkruar Osmani.
Përveç Grenellit, Osmani përgjatë qëndrimit në Berlin pritet të takojë edhe shumë zyrtar të lartë të qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, CDU’së e MPJ’së gjermane. Osmani në Berlin po qëndron nga e hëna dhe në Kosovë pritet të kthehet të mërkurën.