BotaTë fundit

Betohet kryeministrja më e re në botë

Sanna Marin mori udhëheqjen e Qeverisë së Finlandës duke u bërë kryeministrja më e re në botë.

34-vjeçarja Marin, u betua të martën para Parlamentit finlandez.

Deri më tani, ajo ka qenë ministre e Transportit, ndërsa paraprakisht ka shërbyer edhe si deputete dhe zëvendëskryeministre.

Marin pason Antti Rinnen i cili, javën e kaluar dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit.

Marin do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë midis Partisë së saj Social-Demokrate dhe katër partive të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra.