Lajme

Vjosa Osmani: Mënyra e zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK’së, ishte jodemokratike

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se mënyra e zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK’së, ishte jodemokratike dhe ka pohuar se organet e reja të këtij subjekti duhet sa më parë të ndryshojnë rregulloren statutare 50% +1.


Osmani ka thënë se kjo normë, po shkakton mjaftueshëm probleme brenda strukturave të LDK’së dhe gjendje e tillë kishte ndodhur edhe më 2015-ën, njofton Klan Kosova.

”Organet e reja që do të dalin sot nga ky Kuvend, duhet sa më parë të largojnë normën 50% +1 sepse kjo normë po shkakton probleme të mëdha. Kështu ka ndodhur edhe më 2015-të. Isha në favor të miratimit të të gjitha kandidaturave, por shumica e delegatëve kanë menduar ndryshe”.

”Problemi themelor është tek statuti – jo tek njerëzit. Është e domosdoshme që ajo normë të largohet, ose së paku të zvogëlohet. Kjo thellësisht është jodemokratike. Ka pasur njerëz dashakqinj që kanë gënjyer se Vjosa Osmani ka miratuar këtë praktikë por kjo nuk është e vërtetë”.

”Më 2015 – statuti nuk e ka lejuar zgjedhjen me aklamacion por në 2016-të ka pasur ndryshime në statuse. Do të jetë angazhim i imi primar, që të fillojmë menjëherë me ndryshime statutare”.