Vizioni i Biden për Kosovën: Njohje reciproke
Së fundi, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes një deklarate u është drejtuar shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri. Në këtë letër, Biden thotë se Pavarësia e Kosovës, është e pakthyeshme.
Po ashtu, Bideni do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit. Këtu, përmenden edhe vëllezërit Bytyqi.
Nga ana tjetër, Baiden thotë se duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh.
“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratën e Bidenit.