Bota

Greqi, barrierë e re kufitare për parandalimin e kalimit të migrantëve

Një pengesë e re në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, në rajonin e Evros, do të ngrihet deri në prill, për të parandaluar kalimin e migrantëve, njoftoi sot zyra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

“Kryeministri ka premtuar të vizitojë rajonin sërish deri në prill, kur pritet të përfundojë projekti”, thanë shërbimet e kryeministrit.

Qeveria po rekruton, gjithashtu,  400 roja kufitare shtesë për t’u vendosur në rajonin e Evros dhe synon të përforcojë një barrierë kufitare tashmë ekzistuese prej 10 kilometrash.

Vendosja e një barriere 26 kilometra në rajonin e Evros u njoftua pas përpjekjeve në fund të shkurtit dhe marsit për të hyrë në territorin grek të migrantëve të inkurajuar nga Turqia.