Të fundit

Arrestohet një i dyshuar tjetër për vrasjen e Bakush Veselit nga Bujanoci

Policia e Kosovën njoftoi se është arrestuar edhe një person i dyshuar për vrasjen e taksistit 50-vjeçar, Bakush Veseli, në Gjilan.

Siç njofton PK, i dyshuari tjetër është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

“Gjilan (NN) 12.09.2021 – 19:45. Me 16.03.2022 lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Vrasja e Veselit ndodhi në shtator të vitit të kaluar.

Në shtator të vitit të kaluar Bakush Veseli ishte vrarë deri sa po qëndronte në një lokal në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan.