Vidhen 5 ditarë të shkollës në Preshevë
Në orët e mbrëmjes, pas aty rreth orës 20, në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, pasi kishte dështuar mbledhja e radhës e këshillit të shkollës për ta zgjedhur drejtorin e shkollës fillore, është thyer dera e sallës së arsimtarëve.
Me këtë rast nga vendi i ngjarjes janë vjedhur 5 ditarë të notave të nxënësve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë për ta zbuluar këtë vandalizëm.