VIDEO / “Thyejnë” karantinën, banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë dalin në protestë
Me dhjetëra qytetarë të njësisë Nr. 5 në Tiranë, pranë zonës së njohur me emrin “Pallatit me Shigjeta”, kanë lënë këtë mbrëmje shtëpitë e tyre duke thyer izolimin, me qëllim për të kërkuar ndihma.
Ata shprehen se nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar, pas izolimit të gjithë vendit.
Qytetarët, të shumtë në numër, nuk kanë ndihma pasi sipas tyre, nuk kanë përfituar asgjë nga shteti e për shkak të situatës nga pandemia, nuk mund të punojnë e të nxjerrin të ardhura.
Ndërkohë siç shihet në pamjet filmike, policia ka shkuar në këtë zonë për të menaxhuar situatën.
Pavarësisht pranisë së forcave të rendit, qytetarët dëgjohet të bërtasin duke kërkuar zgjidhje të situatës së tyre.