Video/Polici i kishte vënë këmbën në qafë,vdes 40-vjeçari gjatë arrestimit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Minnesota të ShBA. Një 40 vjeçar ndërroi jetë pasi u arrestua nga policia nën akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike. Gjatë arrestimit, polici i vendosi këmbën në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen, e cila dyshohet se i ka shkaktuar dhe vdekjen
Por kjo ngjarje e dyshimtë vuri në lëvizje dhe FBI-në e cila vendosi që ta hetojë. Sipas raportit të policisë së MInneapolis mbrëmjen e djeshme, 40 vjeçari ishte nën efektin e drograve dhe u gjet sipër një automjeti. Ai refuzoi thirrjen e policisë për të zbritur si dhe bëri rezistencë gjatë arrestimit. Oficerët e shoqëruan në spital ku më pas ai ndërroi jetë në shkaqe ende të paqarta.
Por një video e publikuar në internet tregon të kundërtën. 40 vjeçari u arrestua në mënyrë të dhunshme ku njëri prej oficerëve e kishte shtrirë në tokë dhe i vendosi gjurin në kokë. Në videon e publikuar, i arrestuari i bënte thirrje policit për ta liruar pasi nuk mund të merrte dot frymë. Pas vetëm pak çastesh, ai duket se i ra të fikët, pasi nuk po lëvizte më.
Më pas erdhi dhe ambulanca, ku infermier i mati pulsin e më pas e morën dhe e shoqëruan në spital. Kjo ngjarje ka shkaktuar panik edhe tek kalimtarët e rastit që po filmonin të gjithë ngjarjen.
Gjatë ditës së sotme, departamenti i policisë së Minneapolis ndryshoi deklaratën e një dite më parë duke thënë se ka detaje të reja për këtë ngjarje si dhe FBI-ja i është bashkuar hetimit. Pas publikimit të videos, policia deklaroi se nuk është kontrolluar ende kamera e që vetë oficeri i policisë e ka të vendosur në kostumin e tij. Pasi FBI-ja të kryejë hetimet e nevojshme, do të merren masat për oficerin e policisë./