Bota

Venezuela propozon Turqinë për “shtet mbrojtës”

Përfaqësuesi i përhershëm i Venezuelës në OKB, Samuel Moncada, tha se ka propozuar që Turqia të jetë “shteti mbrojtës” për mbrojtjen e ambasadës së vendit të tij në Washington.

Në një konferencë për media në selinë e OKB-së, Moncada bëri një deklaratë për vendimin e administratës amerikane për të evakuuar ambasadën e Venezuelës në Washington.

Marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-ve dhe Venezuelës janë ndërprerë edhe në kuadër të marrëdhënieve diplomatike në Konventën e Vjenës. SHBA-ja si vend të tretë ka zgjedhur Zvicrën “shtet mbrojtës” për ambasadën e saj në Caracas, tha Moncada. “Edhe ne kemi propozuar Turqinë si shtet mbrojtës. Ata refuzuan propozimin tonë duke na thënë se ‘ne nuk ju njohim juve, por Guaido-n’”.

Administrata e SHBA-ve ka njoftuar se ka filluar një proces ligjor për të evakuuar Ambasadën e Venezuelës në Washington.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pretenduar se ambasada i përket qeverisë së presidentit opozitar të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido, i cili ka vetëdeklaruar veten si president të përkohshëm të Venezuelës. Pasi kanë vënë theksin se nuk e njohin presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, Departamenti pretendon se për këtë arsye është e “jashtëligjshme” prania e protestuesve brenda ambasadës që mbështesin Maduron.

Më tej thuhet se diplomati venezuelian Carlos Vecchio i emëruar nga Guaido si ambasador në Washington ka kërkuar evakuimin e ambasadës ndërsa Departamenti u ka kërkuar protestuesve që të dalin vullnetarisht nga ambasada.