LajmeTë fundit

VIDEO/ Përleshje e përgjakshme në “Beer Fest”, dy të lënduar rënd

Së paku gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në natën e parë të “Beer Festit”, që ka nisur sonte edicionin e nëntë.

Dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda.

Policia e Kosovës ka konfirmuar shoqërimin e tyre në Stacion Policor.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontrollë”, ka thënë zyra për media në Policinë e Kosovës.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion 6 persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, është thënë më tej.

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skenderaj, ka qenë duke kënduar para masës së mbledhur në parkingun e Pallatit të Rinisë, kur ka ndodhur përleshja. Ai është ndalur për rreth 5 minuta, derisa është kthyer me muzikë pasi zyrtarët policorë dhe pjesëtarët e sigurimit privat kanë marrë personat që ishin të përfshirë në përleshje.

VIDEO: https://youtu.be/9ZN25-g9xIg?t=102