Të fundit

Salihu jep alarmin: Virusi Covid-19 depërton në qendrën e migrantëve në Preshevë

Tek një i ri 17 vjeçarë i cili është i vendosur në Qendrën e pranimit të migrantëve në Preshevë është konfirmuar se rezulton pozitiv me Covid-19, kështu ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu.

Sipas tij, i riu është paraqitur në kovid ambulantën në Preshevë më 27 gusht ku përmes testit të shpejtë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona dhe më pas është shtruar në spitalin e Vranjës.

Deri më tani, nuk ka pasur raste të virusit korona në Qendrat e pranimit të migrantëve në jug të Sërbisë.