Lajme

Albin Kurti: Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dhjetëra familje nga mërgata kanë vizituar sot Kuvendin.

Ai ka treguar se ka kaluar disa orë të këndshme duke biseduar me bashkatdhetarët, transmeton Klan Kosova.

“Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë. Atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës”.

“Me ardhjen e Qeverisë së Vetëvendosjes, do të shtohen arsyet që mërgimtarët të kthehen në atdhe”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.