(Video) Fillojnë trazirat në Teheran. Sulmohen universitetet
Fermentohet situata e brendshme në Iran. Siç duket jo të gjithë janë prekur nga vdekja e Qasem Soleiman-it dhe të gatshëm të sakrifikojnë për hatër të tij.
Në një miting të organizuar për të nderuar 176 viktimat e avionit “Ukraina Airlines” të rrëzuar në 8 janar nga kundërajrorja iraniane, pjesëmarrësit kanë filluar të hedhin parulla kundër regjimit. “Vdekje gënjeshtarëve”, “Nuk japim jetët tona për të nderuar një udhëheqës vrasës” ishin disa prej parullave të lëshuara nga studentët e universiteteve “Amir Kabir” dhe “Sharif”.