Bota

Sulm terrorist në Nice të Francës, tre të vdekur

Policia franceze ka njoftuar për një sulm të dyshuar terrorist në qytetin e Nice

Një grua është prerë në qafë në një sulm të dyshuar terrorist në Nice, thotë policia franceze, raporton BBC.

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një sulm me thikë thuhet se ndodhi pranë kishës Notre Dame

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi shkroi në Twitter: “Gjithçka sugjeron një sulm terrorist”, dhe sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar”.

Ai u tha gazetarëve: “Sulmuesi i dyshuar me thikë u qëllua nga policia ndërsa po mbahej i ndaluar, ai është rrugës për në spital, ai është gjallë”.

Presidenti Macron nxitoi në një qendër e krizës që mbikëqyr pasojat e sulmit