(Video) Erërat e fuqishme kanë kapluar Gjermaninë, pamje të frikshme
Moti i ligë dhe me erëra të fuqishme ka kapluar Gjermaninë.
Është paralajmëruar që në vendet ku do të ketë vazhdimësi të erërave të fuqishme të ndërprehet mësimi. Po ashtu operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha të dielën se do të ndalte shërbimet e trenit në distanca të gjata në shumë pjesë të Gjermanisë veriperëndimore për shkak të ndërprerjeve të shkaktuara nga stuhia, e cila goditi edhe vendet e tjera në Evropë, transmeton periskopi.
Rreth 150 nisje fluturimesh dhe mbërritjesh u anuluan në Aeroportin e Frankfurtit, tha një zëdhënëse e operatorit të aeroportit Fraport, duke shtuar se 130 fluturime të planifikuara për të hënën tashmë ishin anuluar.
Raportohet se erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 130 kilometra në orë. Disa ekspertë të motit parashikojnë shpejtësinë e erës më shumë se 120 km / orë.
Për më shumë shikojeni videon: