Bota

Trump: ISIS-i do të shuhet brenda natës së sotme

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se zonat e fundit që mbahen nga ekstremistët e ISIS do të bien brenda natës së sotme.

Trump nxori një hartë ku tregoheshin me ngjyrë të kuqe zonat që kontrollonte ISIS-i kur ai erdhi në pushtet, dhe tha se njolla e fundit e kuqe do të fshihej brenda kësaj mbrëmjeje.

“Këtu është ISIS-i në ditën e zgjedhjeve, këtu është ISIS-i tani”, tha Trump me krenari. “Kur erdha unë ishte një lëmsh i madh. Tani ka mbetur një pikë e vogël që do të pastrohet brenda natës”.