Bota

Koronavirusi, Turqia mbyll kufirin me Iranin

Zyrtarët iranian kanë njoftuar se tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Pas këtij lajmi Truqia ka mbyllur kufirin me Iranin si një masë parandaluese kundër shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Kufiri Kapıköy në provincën lindore Van dhe porta kufitare Esendere në provincën Hakkari janë të mbyllura për vizitorët nga Irani.

Irani u bë vendi i parë në Lindjen e Mesme me raste të konfirmuara të coronavirusit pasi ministria e shëndetësisë njoftoi se 43 njerëz janë infektuar deri më tani./ opinion.al