Veton Surroi: Gabim i dyfisht inicimi i LDK-së për shkarkimin e Vjosës!
Publicisti i njohur, Veton Surroi, e ka quajtur gabim të dyfisht inicimin e LDK-ja për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse në LDK.
Sipas Surroit, Vjosa Osmani dëshmoi se vendi i gruas në politikë nuk përcaktohet më as nga kuota e as nga zarfi, por në saje të meritave të saj.
Shkrimi i plotë:
Vendim dyfish i gabuar inicimi dhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga udhëheqja e LDK-së. Është shenjë për mostolerim ndaj mendimit tjetër e për më tepër është edhe shenjë për mostolerim ndaj një gruaje lidere në politikë.
Vjosa Osmani dëshmoi se vendi i gruas në politikë nuk përcaktohet më as nga kuota e as nga zarfi, por në saje të meritave të saj. Këtë sukses të gruas në politikën kosovare, që është sukses i tërë shoqërisë kosovare, e dëmtoi vendimi për shkarkim.