Opinione

Mos jeto për të tjerët..

Nga Valon Beqiri

Për ty kanë me thanë ke dështu… e shpesh shkallët kanë me tu rrëzu e s’ki me mund me arrit ku deshte, ndoshta edhe prapa shpine është dikush që i ka fry kësaj pune që ti me ra.
Dije, jeta i ka shpallur luftë secilit njeri, e sa e sa sende kanë me tu ba me kast, e ki mu idhnu, ka me tu nda vetbesimi me iden se krejt ta ngulin kur vjen interesi.
E ti mos u ndal, debato me veten, pyte se çka po don:
A po do me jetu me vepra që neser mu harru?A do me nejt n’ballkon si plakat e kqija tu i mallku sukseset e tjetrit?
A do me i imitu njerezit apo gjerat që të nxjerrin prej vetes, e thjesht ti me jetu fallc?
Ose jepja vetes nji mision që me i ndjek pasionet dhe objektivat që fundi shpërblen me pavdeksi në të dy botët?
Kupto, nuk mundesh me qenë për krejt i mirë, e kur i shpërndan lajmet e sukseseve tua, i sheh shumë fytyra që i rrok njifarë ngjyrë palidhje n’ftyrë, e lehtë është ta kuptosh se kush vërtetë i gëzohet arritjeve tua.
Njeri, mos harro, ndërtoje veten me punë të drejt, ballafaqohu me obligimet dhe sprovat dhe kurrë mos u dëshpëro edhe nëse t’duket se gajlet e botës i ke mbi kokë, Zoti ka garantu që askend nuk e ngarkon përtej mundësive. Granda që çdo njeri e dëshiron, është granda SHEMBULL PER TE TJERET, e kjo rruge, brenda vetes ka beteja, luftëra, durim, dhe shpesh sakrifica që shumekush dorëzohet në gjys të rrugës.