Vetëvendosje jep sqarimin për takimin e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.
Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohet takimi aktualisht.
Arlind Manxhuka, zëdhënës në Lëvizjen Vetëvendosje, për Indeksonline, ka thënë se Sveçla është pjesëmarrës në konferencëën ndërkombëtare që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal”.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencëën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përvec shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë ai.
Përveç Sveçlës, në takim me zyrtarin serb, në kryeqytetin e Shqipërisë, Express ka mësuar se janë edhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.