Veseli: Nëse del diçka e vërtetë në rastin e fajdes, jap dorëheqje
Gjatë ditës së djeshme, mediat kanë publikuar një video ku përmendet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli duke ngritur dyshime për përfshirjen e tij në një grup që dyshohet për fajde dhe mashtrim.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht Kadri Veseli.
“Është apostrofuar emri im nga protagonistët e incizimit që janë të dyshuar për fajde, mashtrim dhe krime të tjera të rënda”.
Madje, Veseli në konferencën për media ka thënë se do të japë dorëheqje në rast se vërtetohet e kundërta.
“Dua të ju siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes time në këtë aferë, do të japë dorëheqje”.
“Ky është morali im, besimi im jetësor dhe kjo është politika ime. E them me siguri të plotë se emri im është keqpërdorur në një akt kriminal të mashtrimit”.