Veprimi i drenicakut, paratë e trustit ia dhuron fondit për mbrojtjen e Hashim Thaçit
Që nga e premtja është publik krijimi i një fondacioni përmes së cilit do të ofrohet mbështetje për ndihmën juridike për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Për ata që duan ta mbështesin këtë fond, është vënë në dispozicion edhe numri i xhirollogarisë.
Njëri prej tyre që ka vendosur të jep para për këtë fond është Arif Behrami nga Baksi i Skënderajt.
Ai ka njoftuar se paratë që i takojnë nga 10 për qindëshi i trustit do t’i ndaj për këtë fond.
Njoftimin e ka bërë të ditur përmes facebookut.
“Sot në konsultim me familjen, vendosa që mjetet të cilat më takojnë nga 10% e kursimeve pensionale në Trust, t’i dedikoj fondit për mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Behrami i cili ka vendosur edhe sloganin “Liria ka emër”. Magazina.al