Vendoset – Finalja e Kupës së Italisë luhet me tifozë!
Tifozët janë rrugës për t’u rikthyer në stadiume edhe në Itali.
Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në “Mapei”, në Reggio Emilia, do të jetë e hapur për publikun.
Satadiumi do të mbushet deri në 20% të kapacitetit të saj.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa.
“CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”, deklaroi ai.
Ky vendim vjen disa javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së tifozëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020, kusht që UEFA e konsideroi thelbësor për konfirmimin e Romës si qytet pritës.
Ajo finale do të jetë shumë e rëndësishme për Juventusin e Cristiano Ronaldon, që të mos e mbyllin një sezon zhgënjyes pa trofe, pasi në Serie A tashmë janë përshëndetur, me Interin që hap pas hapi po i afrohet titullit pas 11 vjetësh në Itali.