Sporti

Tottenhami dhe Arsenali ndahen në paqe në derbin e javës

Tottenham Hotspur dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe nga një gol, por vetëm ai i mysafirëve ishte i rregullt.

Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, kur Aaron Ramsey shënoi për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt të Arsenalit.

Ramsey shënoi një gol të bukur (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Tottenhami arriti të gjej golin në minutën e 24-të me anë të Harry Kane, por anglezi ishte në pozitë jashtë-loje dhe goli nuk u pranua.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit më të mirë dhe pas disa rasteve arritën të gjejnë edhe golin e barazimit.

Ishte minuta e 74-të e ndeshjes kur Kane u tregua i saktë për të barazuar rezultatin në 1-1 edhe pse pati shumë polemika për pozitë jashtë loje.

Momenti kur Kane shënoi nga pika e bardhë (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, Arsenali pati rast të mirë në minutën e fundit të arrij fitore, por Pierre-Emerick Aubameyang humbi penalltinë dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Tottenhami mbetet i treti me 61 pikë apo katër më shumë se Arsenali në pozitën e katërt.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali e pret në shtëpi Manchester Unitedin, ndërsa Tottenhami udhëton te Southamptoni.