Lajme

Vendoset edhe zyrtarisht: Arbër Pajaziti kandidat i APN-së për kryetar të komunës së Bujanocit

Këshilli i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim ka vendosur unanimisht që kryetari i Degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të jet kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në gjysmën e dytë të muajit prill, raporton ministrialajmeve.com

Në takimin e sotëm të K.P. të Degës, Pajaziti nuk kishte kundërkandidat brenda subjektit për garën e të parit të komunës së Bujanocit.

Gjatë diskutimeve u tha se Pajaziti jo vetëm që është njëri ndër themeluesit e APN-së në këtë komunë por është personaliteti më adekuat dhe më i përgatitur për të qenë kandidat i denjë për kryetar të ardhshëm të Bujanocit.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm u diskutua për përgatitjet e takimit të Gruas së APN-së, i cili këtë të diel, më 16 shkurt, nga ora 18:00, do të mbahet në ambientet e restorantit „ Rozafa „.
Me këtë rast, i’u bë thirrje të gjitha anëtareve dhe simpatizanteve të APN-së të jenë pjesë e këtij organizimi.

Ndër të tjera, në kuadër të këtij forumi partiak u diskutua edhe për Kuvendin e Përgjitshëm Zgjedhor të Alternativës për Ndryshim i paraparë të mbahet kah fundi i këtij muaji.