Vdekja e parë nga virusi korona në Zvicër
Një grua 74-vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma. Vdekja e parë nga virusi korona është regjistruar të mërkurën mbrëma në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Kjo ka ndodhur në Kantonin Vaud, në perëndim të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Gruaja 74-vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje, njoftuan sot autoritetet zvicerane.
Ajo ishte shtruar në spitalin e Lozanës, derisa detajet e tjera do të jepen sot gjatë ditës në një konferencë për media.
Gruaja, e cila kishte edhe sëmundje kronike dhe kështu konsiderohej me rrezik të lartë, kishte qenë paciente në Spitalin Universitar të Lausanne (CHUV) që nga e marta.
Autoritetet kantonale thanë se më shumë informacion do të jepen në një konferencë për shtyp këtë pasdite.