Të fundit

Arifi: Themelet e lirisë së Kosovës u vunë në Drenicë, mu pranë familjes Jashari

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës, Sot shënojmë 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe përkujtojmë rënien heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij”- është shprehur Arifi, përcjell Ministria Lajmeve.

“Themelet e lirisë së Kosovës u vunë në Drenicë, mu pranë familjes Jashari. Lufta e lavdishme e UÇK-së na bënë të përkulemi pranë varreve të gjithë dëshmorëve ndërkaq roli i komandantit legjendar Adem Jasharit për epopenë e UÇK-së është i pazëvendësueshëm”- tutje ka shkruar arifi në një postim në profilin e tij në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje :

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës, Sot shënojmë 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe përkujtojmë…

Posted by Shqiprim Arifi on Четвртак, 05. март 2020.